Ishte dënuar e kërkohej nga gjykata në Prizrensi, ky është i arrestuari në aeroport
Vetëm gjatë ditëve të fundit, kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.
Njëri prej tyre, siç mëson Gazeta Sinjali është Ukë Hoti, 52-vjeçar – i cili është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku pas verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka urdhëresë aktive.
I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.