Ishte drejtpërdrejtë në një intervistë, shihni reagimin e kryeministres kur Islanda u godit nga një tërmet
Kryeministrja e Islandës u ndërpre nga një tërmet ndërsa ishte në një intervistë të martën, por arriti të menaxhojë situatën dhe të përfundojë përgjigjen e saj.
Sipas mediave të huaja, Katrin Jakobsdottir po diskutonte ndikimin e pandemisë në turizëm kur shtëpia e saj filloi të dridhej, duke e befasuar dukshëm udhëheqësen islandeze.
Lexo Edhe:
Gjykata dhe përmbaruesit ia marrin afro 2.9 milionë euro Komunës së Prizrenit
“O zot, tërmet”, tha ajo. “Më falni, sapo ra një tërmet tani. Uau”.
Por Jakobsdottir u kthye shpejt për të folur për çështjen në fjalë, duke shtuar: “Epo kjo është Islanda” duke vazhduar përgjigjen e saj ndaj pyetjes.
“Po unë jam shumë mirë, shtëpia është akoma e fortë, kështu që nuk ka shqetësime”, shtoi ajo më vonë.