24-11-2024

Islam Dudaev ia fiton Shqipërisë medaljen e artë në mundje në Evropianin e Rumanisë

Islam Dudaev i ka dhënë një tjetër medalje ari Shqipërisë në mundje, pasi mposhti në finalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, rusin Gadzhimurad Rashidov me rezultatin 2-1.

Dudaev që garon në stilin e lirë, në peshën deri në 65 kilogramë, bëri një paraqitje spektakolare, duke mundur pastër rivalët e tij.

Pasi fitoi me turkun Toprak 6-3, Dudaev mundi me lehtësi edhe rumunin Coman 8-1.

Në çerekfinale Dudaev kaloi me shumë lehtësi 4-0 francezin Arsamerzouev.

Në gjysmëfinale mundi kundërshtarin azerbajxhanas 3-1, për të shkëlqyer më pas edhe në finalen e sotme.

Rezultatet fantastike të Dudaev janë sinjale premtuese për medaljen e parë Olimpike të Shqipërisë në Paris 2024./GS

Asnjë koment

Comments are closed.