23-04-2024

Islam Ukimeri: Me rikthimin në pushtet, PDK -ja do të investoj akoma më shumë e pa dallim në Korishë

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri (njëherësh kuvendar aktual) sot ka pasur këtë aktivitet:

Njoftimi:

“Mbrëmë, bashkë me Kryetarin e ardhshëm të Prizrenit z. Shaqir Totaj, si dhe me bartësin e listës z. Kujtim Gashi, ishim në fshatin tim Korishë, në odën e familjes Bobaj.

Në këtë takim, bashkëbiseduam shumë tema, me theks të veçantë rreth zhgënjimit të banorëve të Korishës rreth qeverisjes aktuale. Ne ofruam para tyre, programin tonë politik, ku përmes saj, do t’i zgjidhim të gjitha problemet e shumta, të krijuara nga kjo qeverisje e papërgjegjshme.

Qeverisja aktuale e udhëhequr nga VV dhe Kryetari në ikje Mytaher Haskuka, vetëm një investim të vetëm e kanë bërë në Korishë.

PDK, gjatë qeverisjes së saj, ka investuar me miliona euro për rregullimin e fshatit si në: infrastrukturë, ndriqim, kanalizim etj, duke e shndërruar Korishën në një fshat model në komunën e Prizrenit. PDK, edhe pas rikthimit në pushtet pas 17 tetorit, do të investoj akoma më shumë, në të gjitha lagjet e fshatit pa dallim”, thuhet ne njoftim.

#PDK177
#ShaqirTotaj
#BashkëpërPrizrenin
#IslamUkaj4
Sponsorizuar

Asnjë koment

Comments are closed.