25-04-2024

Islam Ukimeri: Përmes qeverisjes së dëshmuar, vetëm PDK mund ta kthejë Prizrenin në binar

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri (njëherësh kuvendar aktual) ka pasur këtë aktivitet:

Njoftimi:

“Bashkë me Kryetarin e nëndegës “Lubizhdë” z. Sami Vehapi dhe me kandidatin z. Nehat Elshani, takuam banorë të fshatit Lubizhdë e Qytetit.

Ishte një bashkëbisedim shumë i frytshëm me ta, ku trajtuam shumë tema aktuale politike, me theks të veçantë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Për PDK-në dhe kandidatin e saj z. Shaqir Totaj si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Prizrenit, qytetarët kudo që po shkojmë, na japin mbështetje të madhe, sepse vetëm PDK përmes qeverisjes së saj të dëshmuar, mund ta kthejë në binar Prizrenin, i cili në këto 4 vite keqqeverisje, është degraduar nga VV dhe Kryetari në ikje Mytaher Haskuka”, thuhet në njoftim.

#PDK177

#ShaqirTotaj

#BashkëpërPrizrenin

#IslamUkaj4

Sponsorizuar

Asnjë koment

Comments are closed.