24-11-2024

Ismet Temaj merr detyrën e u.d Rektorit të UPZ-së, PS aksion simbolik kundërshtues

Ndonëse ka pasur një aksion simbolik ndërmarrë nga Parlamenti Studentor (PS) i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizreni, në kundërshtim të fillimit të detyrës së ushtruesit të detyrës së Rektorit, Ismet Temajt, njoftohet se ky i fundit ashtu siç ishte paraparë, sot ka nisur punën, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Një burim i portalit, me kushte anonimiteti, konfirmoi marrjen e detyrës nga ana e u.d Rektorit. Në mëngjes disa studentë kishin dalë për ta përshëndetur Temajn për marrjen e detyrës, duke e pritur me duartrokitje. Disa të tjerë ia uruan detyrën, duke i sjellë buqetë me lule.

Në njoftimin e Parlamentit studentor, përmes rrjeteve sociale tregohet për aksionin simbolik, te cilën e kanë ndërmarrë duke mbyllur dyert e Universitetit me çelës dhe vendosjen e disa fotografive të kryesuesit të Këshillit Drejtues me zyrtarë të lartë të Nismës.

Nisja e punës së Temajt, si u.d i Rektorit, konfirmohet edhe nga një njoftimi i PS-së.

“Në njërën anë përfaqësuesit legjitim të studentëve të dalur fitues nga zgjedhjet e studentëve me rezultat prej 90% të votave dhe në anën tjetër i ashtuquajturi u.d Rektor përkrah strukturave të rinisë së Nismës Socialdemokrate, të cilët kishin ardhur sot në UPZ për ta uruar atë”, thuhet në njoftimin e PS-së.

Po ashtu PS ka njoftuar se të pranishëm në mjedise të UPZ-së ka qenë edhe policia, për të mbajtur situatën nën kontroll, për të cilën sic thuhet “për pak sa nuk eskaloi”.

Me këtë rast njoftohet për arrestimin e një aktivistit të rinisë së Nismës./GazetaePrizrenit.net

Ismet Temaj nisi detyrën e u.d. Rektorit në UPZ

Fotografia e Arianit N. Berisha

Fotografia e Arianit N. Berisha

Fotografia e Arianit N. Berisha

Asnjë koment

Comments are closed.