17-05-2024

Suharekë: Tre të lënduar në një aksident trafiku

Si pasojë e një aksidenti në fshatin Lluzhnicë të Suharekës tre persona kanë pësuar lëndime, shkruan “GazetaePrizrenit.net”

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Në njoftimin për rastin,  thuhet se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

“Pas ndihmës mjekësore në emergjencën e Suharekës, të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, njëri nga viktimat pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa dy të tjerë janë ndalur për tretman të mëtutjeshëm./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.