20-05-2024

Mrekulli: Një lindje trinjakesh në Prizren, të tre djem

“E treta e vërteta”. Kjo thënie ka dalë e vërtetë për një grua nga fshati Skorobisht, afër Prizrenit, pasi ajo në lindjen e tretë me radhë, solli në jetë tri foshnja.

Lindja ka ndodhur në qendrën rajonale të spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, dhe karakteristikë është se tre të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas kryeinfermieres në repartin Obstetrik (salla e lindjes), Leonora Hoxha, të porsalindurit janë transportuar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë.

Ndryshe, lindjet trinjake janë të rralla. Në qendrën spitalore të Prizrenit, për dallim nga muajt e verës, kur varësisht nga ditët numri i të porsalindurve shkonte deri në 20, ditët e fundit numri është ulur, madje ndonjë ditë kanë ndodhur vetëm dy ose tri lindje, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Gjatë dy ditëve të fundit ndërkaq në Prizren, bashkë me lindjen trinjakesh (trigemini)  kanë ardhur në jetë 12 foshnja, gjysma prej të cilave janë të gjinisë femërore./GazetaePrizrenit.net/

P.S Foto është marrë nga interneti

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.