03-12-2022

Italia bonus deri në 20,000 Euro për çiftet që martohen

Italia që prej vitit 2020 ka regjistruar një rënie të ndjeshme të dasmave. Por disa anëtarë të partisë së krahut të djathtë Lega kanë propozuar një bonus prej 20 000 Eurosh për të gjithë ata që martohen në Kishë.

Pas polemikave të para për këtë propozim ka mbërritur edhe reagimi i deputetit Domenico Furgiuele i cili shprehet se propozimi do të zbatohet për të gjitha martesat, pra dhe ato që kryhen në bashki. Nga Pallati Chigi, ndërtesë ku qëndron kryeministri i vendit thuhet se kjo është një nismë parlamentare dhe jo e qeverisë.

Por cilat çifte do të jenë ata që do të përfitojnë? Të gjitha ato çifte që nën moshën 35 vjeç të ardhurat e të cilëve nuk i kalojnë 23,000 Euro së bashku dhe jo më shumë se 11,500 Euro për person.

Shpenzimet për dasmën duhet të kryhen në territorin e shtetit italian dhe përfituesit e bonusit duhet të kenë të paktën dhjetë vjet nënshtetësi italiane.

Asnjë koment

Comments are closed.