Ja çfarë moti na pret në javën e fundit të gushtit
Temperaturat, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit, sidomos gjatë ditës, kur në disa zona temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35-36°C. Në pjesën e dytë të javës pritet një rritje e lehtë e temperaturave, ndërsa vranësirat lokale, veçanërisht në zonat malore, mund të kushtëzojnë reshje të izoluara.
E hënë, 24.08.2026
E martë, 25.08.2026
Mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C. Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E mërkurë, 26.08.2026

Mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat vende-vende parashihet të sjellin reshje, kryesisht në formë shiu lokal. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 33°C. Era: do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-8 m/s.

E enjte, 27.08.2026
Mot me diell dhe vranësira të fokusuara përreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C. Era: do të fryjë nga veriperendimi, me shpejtësi 1-4 m/s.
E premte, 28.08.2026
Mot me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C. Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Rekomandohet, sipas IHMK-së, shmangia e qëndrimit të gjatë në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe kufizimi i aktiviteteve fizike në orët më të nxehta.

Temperaturat e larta dhe moti kryesisht i thatë do të favorizojnë pjekjen dhe përfundimin e fazave të zhvillimit të kulturave bujqësore, por njëkohësisht do të rrisin kërkesat për ujë. Rekomandohet monitorimi I lagështisë së tokës dhe ujitja sipas nevojës, sidomos në kulturat që janë ende në faza aktive të zhvillimit. Në zonat ku mund të ketë reshje lokale, duhet pasur kujdes nga paraqitja e sëmundjeve dhe dëmtimet eventuale nga reshjet e mundshme.

