Ja çfarë vendimi mori gjykata ndaj këngëtarit Sinan Vllasaliut
Gjykata e Prishtinës e ka refuzuar aktakuzën e prokurorisë me të cilën e akuzon këngëtarin kosovar, Sinan Vllasaliu për shmangie nga tatimi.
“Mundem me e konfimru se është refuzuar aktakuza, për shkak të arritjes se parashikimit absolut”, ka thënë shkurt Latifaj.
Kujtojmë se, këngëtari, Sinan Vllasaliu, ishte i akuzuar për shmangie tatimore në vlerë prej 24 mijë eurosh, por pas elaboruarimit të dy ekspertizave, në fjalën përfundimtare prokurorja Elza Bajrami kishte ndryshuar paragrafin e veprës penale të shmangies nga tatimi.
Ky rikualifikim rezultoi të bëhet në paragrafin, i cili është i dënueshëm me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, kurse me paragrafin që ishte i akuzuar fillimisht Vllasaliu, dënohej me gjobë ose me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.