24-11-2024

Ja çfarë veturash kanë në pronësi ish-deputetet e Kuvendit të Kosovës

Pasurinë për Agjencionin Kundër Korrupsionit, i janë përgjigjur edhe ish-deputetet e Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në formularin e deklaruar nga ana e tyre, disa nga to duket të jenë merakli në veturat e shtrenjta.

 

Ish- deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës në legjislaturen e fundit, Blerta Deliu ka deklaruar dy vetura në vlerë 50 mijë euro.  Veturë Mini e blerë nga kursimet i ka kushtuar asaj 20 mijë euro, derisa vetura “Lexus” e bashkëshortit 30 mijë euro.

 

Edhe ish-deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu tek formulari i AKK-së, nuk ka të deklaruar as shtëpi e as banesë. Në rend të parë ajo ka përshkruar veturën e saj “Seat Arona” në vlerë prej 21 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Hykmet Bajrami nga LDK ka deklaruar dy vetura të tipit “Mercedes E250” në vlerë 20 mijë euro, derisa ajo e tipit “Mercedes C250”, 11 mijë euro.

Ndërkaq, Drita Millaku nga Lëvizja Vetëvendosje posedon një veturë prej 7 mijë euro, derisa Fatmire Kollçaku ka deklaruar veturen e saj prej 8 mijë e 500 euro.

Veturë me çmimin e njëjtë e ka të deklaruar edhe Fitore Pacolli nga LVV, të cilen thotë se e ka blerë nga kursimet si dhe kredia.

Një makinë udhëtimi nga të ardhurat familjare prej 14 mijë e 400 euro e gëzon edhe Mirjeta Kalludra e LDK-së.

E një veturë prej 7 mijë euro e ka të deklaruar edhe deputetja Duda Balje.

Donika Kadaj- Bujupi ka deklaruar veturën e saj në vlerë prej 5 mijë euro, derisa ajo e bashkëshortit të saj prej 3 mijë euro.

Në vitin 2017, një makinë në vlerë prej 9 mijë e 500 euro e ka blerë edhe Shqipe Pantina, ish- deputetja e PSD-së.

Veturë në vlerë 10 mijë euro posedon edhe Besa Gaxheri nga LDK.

Nga kontributet familjare, dy vetura i ka të deklaruara edhe Teuta Haxhiu e AAK-së, “Fiat Mirena” 6mijë e 500 euro derisa “Golf 4” 8 mijë e 450 euro.

Edhe Xhevahire Izmaku nga PDK posedon një veturë prej 18 mijë euro, tipin e së cilës nuk e ka treguar. Të pakta janë ato deputete që për AKK-në, kanë deklaruar se nuk kanë në pronësi vetura të tyre./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.