03-12-2024

Klopp tregon se kur do të largohet nga Liverpooli

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se do të largohet nga klubi në përfundim të kontratës së tij.

Ish trajneri i Borussia Dortmundit ishte prezantuar te Liverpooli në vitin 2015 dhe aktualisht është në marrëdhënje kontraktuale me klubin deri në vitin 2022.

Pronari i Liverpoolit, John Henry është i interesuar që t’i ofroj zgjatje të kontratës, por gjermani dëshiron që të pauzojë nga futbolli pas 3 vitesh.

“Kush të garanton që mund të qëndrosh edhe këto 3 vite. Por nëse jam këtu deri në fund të kontratës, më pas do të largohem” ka thënë Jurgen Klopp.

Këtë vit suksesin më të madh që arriti me ‘Të kuqtë’ ishte triumfi në Ligën e Kampionëve. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.