23-11-2024

Ja cilat zona të Prizrenit deklaron se i ka pastruar “Ekoregjioni” (foto)

Pas reshjeve të borës gjatë ditës së sotme, ekipet e kompanisë K.R.M “Ekoregjioni” – Njësia Operative në Prizren, që nga orët e para të mëngjesit në mënyrë intensive kanë filluar pastrimin e rrugëve të qytetit dhe fshatrave të cilat janë nën përgjegjësinë e saj, kompanisë tonë.

Në një njoftim, përfaqësues të saj kanë thënë se në përputhje me kontratën me Komunën e Prizrenit, kanë kryer pastrimin e rrugëve nga bora në këto zona:

  1. Zona e Zhupës ( Drajçiq, Jabllanicë, Lubinje e epërme dhe e poshtme, Llokvicë, Pousk , Manastericë, Nepregosht, Pllanjanë, Reçan, Sredskë, Struzhë).
  2. Zona e Vrrinit (Lubiqevë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Poslisht, Billushë,).
  3. Zona e Lumës (Vlashnje, Kobaj, Murademë, Zhur, Shkozë, Dobrusht, Vërmicë).
  4. Zona Korishë ( Lubizhdë e Qytetit, Skorobishtë, Genqarë, Novosellë,)
  5. Zona e Qytetit ( Rr.Tahir Sinani, Lagjja Tusuz, Rr. Kukësi, Rr.Shkronjat, Rr. Ismet Jashar Kumanova, Rr. Mehmet Hasi, Pjesa te Eurocenter, Ish- Farmakosi).

Fotografia e Vetim Shala

Vlen të thuhet se kemi intervenuar edhe në lokacione që nuk i kemi nën përgjegjësi me kërkesë të Komunës, qytetarëve dhe Policisë. Këto lokacione janë:

  1. Petrovë
  2. Leskovec
  3. Cvilen
  4. Zhivinjan

Me këtë rast luten  të gjithë qytetarët dhe shoferët e automjeteve të kenë kujdes të shtuar! /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Vetim Shala

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.