03-05-2024

Malishevë: Qarkullohet me vështirësi, por nuk raportohet për bllokim rrugësh (foto)

Reshjet e ditës së sotme, kanë vështirësuar qarkullimin në rrugë, por asnjë nuk rrugë nuk është e bllokuar, përfshi edhe fshatrat e thella malore. Gjatë ditës së sotme, është punuar intensivisht në hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve, por rënia e vazhdueshme e borës, e vështirëson qarkullimin.

Në një kumtesë të Komunës, thuhet se rrugët në fshatrat e thella janë hapur, si në Berishë, Fshati i Ri, Tërpezë, Lladrovc, Senik, Bardh, Temeqinë, Ngucat, Bellanicë, Pagarushë, Guriq, Gajrak, Llapçevë, Panorc, Vërmicë, Gollubovc, Tërpezë e Ulët, Drenoc, Gurbardh dhe fshatra tjerë.

Përveç zyrtarëve përgjegjës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, gjatë tërë ditës, pastrimin e rrugëve e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Po ashtu, organet komunale, në vazhdimësi janë në kontakt me përfaqësuesit e fshatrave, kryesisht atyre fshatrave të cilat janë larg qendrës komunale.

Momentalisht, nuk është asnjë rrugë e bllokuar, por reshjet e vazhdueshme të borës, vështirësojnë qarkullimin në rrugë./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

 

Asnjë koment

Comments are closed.