17-05-2024

Arrestohen dy persona nga Podujeva për vjedhje në Suharekë

Dy persona nga Podujeva,  S.K dhe F.K., janë arrestuar nga policia në Suharekë me dyshimin se dy herë kanë kryer vjedhje në ndërmarrjen “UNICOM”,  transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Dyshohet se në dy raste të ndara në këtë kompani ata kanë vjedhur karburante, bateri (akumulatorë) në vlerë 600 euro dhe vegla punë në vlerë 400 euro.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zyrtari për media në Policinë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka treguar për portalin se me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.