13-03-2025

Ja çka iu sekuestrua 28-vjeçarit të arrestuar për fajde në Prizren

Një 28-vjeçar është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Për arrestimin e E.K., si fillim ka njoftuar policia, ndërsa Prokuroria thotë se ndaj të pandehurit së shpejti do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

“I pandehuri E.K., që nga koha e pavërtetuar dhe në vazhdimësi – deri në muajin Mars të këtij viti, në Prizren, në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, për vete pranojnë dhe kontraktojnë shuma dukshëm jo-proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, varfërinë dhe papërvojën e tij, në atë mënyrë që i japin viktimës para (të holla) në formë të borxhit me kamata të paligjshme (fajde), të cilat kamata vazhdojnë t’ia rrisin pandërprerë sa herë që viktima has në vonesa të kthimit të parave, me ç’rast secili nga të pandehurit në koordinim me njëri – tjetrin, e kontaktojnë rregullisht viktimën në telefon herë duke ia kërkuar paratë e herë duke i ofruar mundësi për të marrë sërish para me kamata të paligjshme duke i shkaktuar deri më tani dëme financiare mbi 100,000.00 € (Njëqind mijë euro), përkundër faktit se i njëjti është detyruar të marrë një kredi në shumën prej 150,000.00 € (Njëqind e pesëdhjetë mijë euro), megjithatë as ajo nuk i ka mjaftuar që  t’i kompensojë të pandehurit për paratë e marra me anë të kamatës së kundërligjshme – fajdes, me ç’rast pas ekzekutimit të urdhër kontrollit në shtëpinë edhe objektet përcjellëse të të pandehurit E.K, policia ka arritur të sekuestrojë të holla në shumën prej 8,935.00 € (Tetëmijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë euro); 580.00 CH (Pesëqind e tetëdhjetë franga zvicerane); 1,000.00 $ (Njëmijë dollarë amerikanë) dhe 17,700.00 lekë shqiptare si dhe një automjet të markës ‘’AUDI’’, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprës penale”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë./KK

 

Asnjë koment

Comments are closed.