13-07-2024

Ja çka nuk përfshihet në subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët

Ministri i Finanacave Hekuran Murati ka njoftuar sot për atë se çka mbulon Qeveria e Kosovës sa i përket policës kufitare dhe ka sqaruar se çfarë nuk përfshihet në kuadër të subvencionimit.

Murati ka treguar se në subvencionimin e policës kufitare nuk përfshihen ato me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat.

Ai ka thënë se së bashkë me ministrin Sveçla, guvernatorin Ismaili, dhe BKS-në, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.

“Duke filluar nga e hëna, me datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse”

“PS. Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, thekson njoftimin.

Asnjë koment

Comments are closed.