Ja çka shkruan kjo gazetë për gruan e presidentit Thaçi, derisa ishte studente!
Ndër vite, jo rastësisht kjo gazetë lavdonte për sukseset e arritura, studentët më meritor në profile të ndryshme.
Lexo Edhe:
Komuna e Prizrenit del keq edhe në raportin e USAID-it amerikan për performancë (Dokument)

Kështu, në vitin 1994, vend tek “Studentët superior”, përmendej edhe Lumnije Gërxhaliu, e cila veçohej për të arriturat e saj në studime, shkruan IndeksOnline.
Lumnija, ishte studente e dallaur në Universitetin e Prishtinës, dhe e përkushtuar kaq shumë për të ardhmen e saj.
Zonja e parë e vendit, e cila ka lindur në Vushtrri, ka magjistruar në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet, pastaj ka magjistruar edhe në drejtimin “Menaxhment”.

Bashkëshortja e presidentit të vendit, që nga viti 2012 merret edhe me aktivitete humanitare dhe sensibilizuese për dukuri të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët dhe është kryetare e fondacionit “Fëmijët e Kosovës”.
Kontributi i dr. Lumnijes, është kaq i vlerësuar ndër vite.

Presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë kanë edhe një djalë, Endritin./IndeksOnline/