04-05-2024

Ja ku renditen Prizreni e Suhareka pas ndryshimit të hartës së zonave me Covid-19  

Suhareka ka dalë nga zona e kuqe, pas rënies së rasteve me Covid-19 këtë javë, ndërsa Prizreni mbetet në zonën e verdhë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave bazuar në numrin javor të rasteve në 100.000 banorë.

Përmes një komunikate, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë  9 komuna:  Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.

Në zonën e gjelbër janë 25 komuna:  Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Këto janë ndryshimet:

  • Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.
  • Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.
  • Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.
  • Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.
  • Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.
  • Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.