25-04-2024

Ja kur do të dihet nëse Anton Quni do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, duke folur për mundësinë që ai të jetë kandidat i këtij subjekti për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet lokale të vjeshtës ka lënë të hapur mundësinë që kjo mundësi t’i ofrohet edhe dikujt jashtë kryesisë.

Në një intervistë për ”Gazetën Blic”,  ai tha se nuk e konfirmoj tash për tash kandidimin e tij, duke thënë se kjo temë është ende e hapur, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Shkumësi duhet hequr nga shkollat

“Po merremi me konsolidimin e LDK-së dhe disa reforma, jemi duke vlerësuar situatën, ndërsa unë jam përgjegjës për rajonin e Prizrenit. Ndonëse është ndër faktorët që për të qenë kandidat për kryetar komune duhet të jesh kryetar dege, por ka edhe përjashtime, dhe përse një mundësi e tillë të mos i ofrohet dikujt edhe jashtë”, ka thënë ai.

Quni ka shtuar se sipas dinamikës së paraparë nga LDK, përfundimi i muajit maj do ta gjej LDK-në me emrat e kandidatëve.

Asnjë koment

Comments are closed.