02-05-2024

Ja kur është dueli i prizrenasit, Albon Përvizaj VS Dusan Veletic

Boksieri prizrenas, që jeton në Gjermani, Albon Përvizaj do të ndeshet me boksierin Dusan Veletic, në duelin që është caktuar nesër, me 2 nëntor,  transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas njoftimit, dueli zhvillohet në mbrëmje në Koblenz të Gjermanisë. Para duelit, Përvizaj ka bërë një deklaratë, ku ndër të tjera ka shkruar:

“Ne kemi një duel!!!! Dua të falënderoj të gjithë ata që gjithmonë besojnë në mua në të mirë si në ditë të rënda. Unë do të doja të falënderoj trajnerin tim, z. ulli dhe Georg bramowski që, pavarësisht nga të gjitha rrëmujë rreth tyre, nuk janë kthyer nga djemtë e tyre për një të dytë dhe na përgatitur si më të mirën e mundshme…Mjaft me fjalët e shumta, mezi po pres për të nesërmen. Champ juaj. #blessed”.

Ndërkohë, që nga publikimi i lajmit për duelin, nëpër rrjete sociale janë postuar shumë komente dhe mesazhe përkrahëse, duke i uruar dhe njëkohësisht duke kërkuar fitore prej Albonit, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Një numër i këtyre mesazheve janë nga prizrenasit, të cilët jetojnë anekënd botës, përfshirë edhe ata nga Hasi, prej nga e ka edhe prejardhjen Përvizaj.

Në muajin janar, Përvizaj pat fituar ndaj boksierit Alain Banongo, në duelin që u zhvillua në qytetin Struer të Danimarkës, duke nokautuar kundërshtarin në rundin e parë.

Përvizaj nuk ka asnjë humbje, por 12 fitore radhazi./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.