24-04-2024

Ja kur fillon pushimi dimëror në shkolla dhe sa do të zgjasë

Pushimi dimëror për shkollat fillore dhe të mesme do të fillojë nga 30 dhjetori dhe do të zgjasë deri më 10 janar të vitit të ardhshëm.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Ilirjana Pyllla.

“Pushimi planifikohet të jetë prej 30 dhjetorit deri më 10 janar, megjithatë megjithatë mund të ndryshojë në bazë të situatës epidemiologjike apo si pasojë e kushteve atmosferike”, tha Pylla.

Në vitet paraprake, pushimi dimërorë në shkolla ka filluar me datën 23 dhjetor.

Asnjë koment

Comments are closed.