23-04-2024

Ja kur janë datat e provimit të Maturës Shtetërore  

Sipas këtij vendimi, pjesa e parë e Matyrës Shtetërore do të mbahet nga data 5 deri më 8 qershor 2019, ndërsa pjesa e dytë nga data 19 deri më 22 qershor 2019, njofton Klan Kosova.

Provimi do të mbahet në katër lëndë, tri nga të cilat obligative dhe një me zgjedhje nga vet nxënësit. Vendimit i është bashkëngjitur edhe lista e lëndëve me zgjedhje për të gjitha gjimnazet dhe shkollat e arsimit profesional, e që janë lëndët: Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë, Gjeografi, Histori, Sociologji, Psikologji, Ekonomi me ndërmarrësi, Edukatë qytetare, Histori e artit, Teori e muzikës dhe harmoni.

Në vendimin e ministrit Bytyqi bëhet e ditur se tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione bëhet më 3 qershor 2019.

Asnjë koment

Comments are closed.