Ja kur pritet të gjykohen Shala, Bahtijari dhe Januzi
Shala që u paraqit fizikisht dhe Bahtijari e Januzi nga Qendra e Paraburgimit u njohen me trupin gjykues që do ta gjykojë treshen, me shumë gjasë nga 11 nëntori e tutje.
Palët janë pajtuar se deri në këtë datë, të cilën trupi gjykues e sheh si më të përshtatshmin për ta filluar gjykimin, mund t’i përfundojnë hetimet e tyre dhe të dorëzojnë listat e plota të dëshmitarëve që synojnë të sjellin për ta shfajësuar treshen e dyshuar për frikësimin e një dëshmitari i cili do të dëshmonte për Rexhep Selimin, te rasti “Thaçi dhe të tjerët”.