06-05-2024

Ja kur pritet zhbllokimi i Aeroportit të Prishtinës

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se për pak minuta pritet të rikthehet funksionalizmi në Aeroportin e Prishtinës. Kjo pasi, aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kishte pranuar një kërcënim me bombë  mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se Njësitet policore me qen, kanë kryer inspektime, derisa Policia ka krijuar një perimetër të sigurisë ku nuk lejohet hyrja, përpos e zyrtareve policorë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se bëhet fjalë për kërcënim me mjet shpërthyes dhe se aeroporti është mbyllur përkohësisht për shkaqe sigurie.

Asnjë koment

Comments are closed.