04-05-2024

Ja kush emërohet drejtor i ri i Urbanizmit në kabinetin e Haskukës

Përmes një njoftimi në facebook, Beni Kizolli, ka njoftuar se është emëruar drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit në Prizren.

Ai njofton se kjo pozitë i është besuar nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, dhe se zotohet se detyrën e re do ta kryej me nder.

Në këtë pozitë ai zëvëndëson Fatmir Memajn, i cili është shkarkuar nga kryetari Haskuka pas prishjes së koalicionit me LDK-në.

Pjesë nga postimi  i tij:

Të nderuar miq,

Me ftesën e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, këto ditë e vizitova Shtëpinë e Bardhë. Në këtë takim mjaftë përmbajtësor diskutuam për gjendjen në Komunën tonë dhe për rrjedhojë, kryetari Haskuka më besojë detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Detyra që m’u besua mbi të gjitha mbetet përgjegjësi dhe obligim, sidomos, duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e drejtorisë në fjalë.

Duke u kthyer në histori na del në pah ‘Plani i gjendjes së Prizreni’t i cili u hartua në mars të vitit 1913, nga arkitekti ushtarak serb, togeri Momir Korunoviç. Ai së bashku me arkitektin Dushan S. Milosavleviç, kishin hartuar edhe ‘Planin Gjeneral’, i cili ishte zyrtarizuar më 1924, kinse për rregullimin dhe zgjerimin e rrugëve të qytetit të Prizrenit. Në fakt kjo ishte mënyrë për asgjësimin e tërsishëm të trashëgimisë sonë. Shprehja e njohur e tyre ishte “një e shkatërruam, e një e ndërtuam”, pra e shkatërruan Prizrenin dhe ndërtuam një qytet tjetër në Serbi.

Në një libër tjetër ku flitet për arsyen, veçanërisht, të shkatërrimit të lagjes Arasta, thuhet se, mendësia fashiste në shenjë hakmarrje kishte shkatërruar konakët që patën nderuar si nikoqir delegatët e Lidhjes së Prizrenit.

Sot, neve, para se gjithash na mbetet që pa komplekse dhe pa inferioritet, e larg shprehive dhe mendimeve primitive e lokaliste, por me plotë përkushtim të përfshijmë çdo cep të Komunës pra çdo fshat e çdo lagje, në një kornizë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.