23-11-2024

Ja kush është më i votuari dhe kush më pak nga Vetëvendosja në Prizren

Derisa KQZ ka publikuar rezultatet preliminare të subjekteve politike, tashmë jozyrtarisht janë bërë të ditura edhe votat e disa prej kandidatëve për deputetë nga Prizreni, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ndër to janë edhe rezultatet për kandidatët e Vetëvendosjes ( VV ) në Komunën e Prizrenit, derisa sipas burimeve, për shkaqe teknike mungojnë të dhënat nga 30 vendvotime.

Sipas rezultateve preliminare, më së shumti vota nga lista e VV-së këtu ka fituar Artan Abrashi, njëherësh kryesues i KK-së, ndërsa më së paku ka marrë Yllza Hoti, ndonëse ishte renditur më së larti nga prizrenasit, apo e pesta në listën e Vetëvendosjes për deputetë. Këtë e kanë konfirmuar edhe burime të portalit  “Gazeta e Prizrenit” nga VV në këtë qytet.

Numri votave sipas renditjes në listën e deputeteve:

Yllza Hoti         –  2.978

Hajrulla Çeku   – 6.397

Artan Abrashi   – 6. 512

Arbër Rexhaj   –  5.433

Drita Millaku    –  4.140

Dafina Alishani – 3.667.  /GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe :

Ja sa vota morën Anton Quni, Haxhi Avdyli, Driton Selmanaj e Hatim Baxhaku në Prizren

 

Asnjë koment

Comments are closed.