07-05-2024

Ja kush ka aplikuar për drejtor të RTK-së, publikohet lista prej 16 personave

Bordi i RTK-së ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm të mediumit publik, i cili ishte i hapur deri më 21 shkurt në orën 16:00.

Juristja e mediave, Flutra Kusari e cila po bën monitorimin e këtij procesi, ka publikuar listën fillestare të personave që kanë kandiduar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Kandidatët që kanë aplikuar brenda afatit kohor të përcaktuar me konkurs janë: Adriana Kutllovci, Arben Berisha, Bekim Hasani, Burhan Lata, Fadil Hoxha, Fahredin Shehu, Fisnik Derguti, Fitore Miftari, Gjergj Filipaj, Hysen Hundozi, Mehmet Kalisi, Orhan Hajriz,i Remzije Zeqiraj, Shkumbin Ahmetxhekaj, Valentina Saraçini dhe Zenel Hajrizi.

Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës do të verifikojë aplikacionet bazuar në kriteret e konkursit dhe brenda afateve të caktuara kohore, do të përpilojë listën finale dhe do t’i njoftojë kandidatët për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.

Asnjë koment

Comments are closed.