27-04-2024

Ja në cilën zonë të hartave më Covid ndodhen komunat e rajonit të Prizrenit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish kategorizimin e komunave.

Referuar njoftimit prej tash e deri më 5 mars, asnjë komunë e rajonit të Prizrenit nuk ndodhet në zonën e kuqe, por në të gjelbrën, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Në zonën e kuqe janë 6 komuna:Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 10 komuna:Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.