29-11-2024

Ja përse Limaj i kërkon Kurtit dorëheqje

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kërkon që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje.

Siç thotë Limaj, Kurti ka humbur legjitimitetin dhe e ka shkelur Kushtetutën e vendit, raporton Indeksonline.

Shkrimi i plotë i Limajt:

Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!

Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.

Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces.

Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje  dhe me “Zajednicë”, brenda.

Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë.

Asnjë koment

Comments are closed.