21-05-2024

Ja sa çfarë gjatësie dhe gjerësie parashihet për urën e Rogovës

Dje është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Urës së re të Rogovës së Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se tashmë ura e re e Rogovës, më në fund po jetësohet, që sipas tij, ka rëndësi të madhe për Gjakovën, në veçanti për zonën e Hasit.

“Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milionë euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave”, ka thënë Aliu.

Ai po ashtu tha se tashmë që është nënshkruar kontrata, do të fillojnë shumë shpejt me punimet./ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.