25-07-2021

Ja sa është buxheti i komunave të rajonit të Prizrenit për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar buxhetin për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, raporton Express

KQZ ka miratuar vendimin për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor. Sipas vendimit të KQZ-së, kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 centë. Vendimi i KQZ-së, mbështet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues”, ka deklaruar për Express zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më shumë se pesë mijë (5000) votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë (5000) votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë”, ka deklaruar ai.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.