Ja sa është rritur numri i udhëtarëve në në ditët e para të janarit, krahasuar me vitin e kaluar

Mbi 10 mijë udhëtarë më shumë në tri ditët e para të janarit në Aeroportin e Prishtinës, krahasuar me vitin e kaluar.

Kështu ka bërë të ditur Valentina Gara – Zëdhënëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për RTV Dukagjini.

“Në tri ditët e para të janarit 2023 përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë udhëtuar gjithsej 20 mijë e 163 udhëtarë. Ndërkaq, në tri ditët e para të janarit 2024 kanë udhëtuar 31 mijë e 905 udhëtarë”, ka thënë Gara.

Ajo tutje ka bërë të ditur se vitin 2023 e kanë përmbyllur me mbi 3.4 milionë udhëtarë