27-07-2024

Ja sa para kërkon Arsenali për Xhakën

Granit Xhaka është lojtari më i përfolur tek Arsenal.

Emri i Xhakës po lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal, tash e disa muaj, dhe duket se mesfushori kosovar ka gjetur skuadrën e re.

Hertha Berlin nga Bundesliga është skuadra që dëshiron shërbimet e Granitit, dhe duket se ata kanë marrëveshje me lojtarin.

Por, është skuadra e Arsenal ajo që po hap telashe në këtë transferim, me shumën që kërkon për kartonin e lojtarit.

Arsenal kërkon 40 milionë euro për shërbimet  Xhakës, transmeton lajmi.net.

Hertha Berlin kanë ofruar 35 milionë euro deri më tani, duke qenë me 5 milionë euro më poshtë se kërkesa.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje mes Hertha dhe Arsenal, për Xhakën.

Asnjë koment

Comments are closed.