26-04-2024

Ja shpenzimet që do t’i mbulojë kompania e derivateve ku humbi jetën 22 vjeçari nga Suhareka

Drejtori i kompanisë, Bislim Muça pohoi për Ballkani.info se shpenzimet e varrimit të 22 vjeçarit u mbuluan nga kompania ku humbi jetën i ndjeri, ndërkaq ka thënë se nuk do të mungojnë as ndihma të tjera financiare për familjen.

“Ne sigurisht do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet mortore dhe pastaj natyrisht që kompania do t’i kompenzojë për një kohë familjen e të ndjerit”, ka thënë Muça.

Ai tregoi që Krenari ka qenë njëri nga punëtorët më të mirë por vdekja e tij ishte aksidentale.

“I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në komunikatën e Lab Oil.

Asnjë koment

Comments are closed.