Ja si do të jetë moti deri të premten
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java parashihet të jetë tipike vjeshtore pasi që në fushat termike do të ketë rënie të dukshme.
Më poshtë parashikimi i motit për ditët në vijim:
E marte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
E mërkurë- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius..
E enjte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake,përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta. Minimalet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të pësojnë zhvillime duke krijuar kushte për reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 Celsius.