Ja si u kap 20 vjeçari që hyri për dikë tjetër në testin e patentë shoferit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e personit të djeshëm, i cili kishte hyrë në emër të tjetër kujt që t’i nënshtrohej provimit për patentë shofer.
Dje në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ankuesi mashkull kosovar ekzaminer në provimet për patentë shofer ka raportuar se deri sa ka ftuar aplikuesit për të hyrë në sallë ku mbahet provimi për patentë shofer, kishte vërejtur se i dyshuari mashkull kosovar ishte prezantuar në vend të një personi tjetër i cili duhej që t’i nënshtrohej provimit.
I dyshuari është intervistuar dhe i njëjti ka deklaruar se kishte bërë marrëveshje me dëshmitarin që të paraqitet në vend të tij për test pa kurrfarë kompensimi.
Lidhur me rastin është intervistuar edhe dëshmitari mashkull kosovar.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.