20-04-2024

Votohet ndryshimi i Ligjit për Automjete, largohet monopoli i homologimit

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Pro këtij plotësim-ndryshimi kanë votuar 70 deputetë, raporton Zeri.info.

Me këtë votim i është hapur rruga largimit të homologimit, si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte reaguar, pasi Komisioni e kishte votuar në parim këtë projektligj, duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.

“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark, duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, kishte thënë Kurti.

Asnjë koment

Comments are closed.