26-04-2024

Jahjaga: Në 1998-99 luftonim për jetë, sot po luftojmë për majat e suksesit

Jahjaga shkruan se përderisa më 1998-1999 po luftonim për jetë, sot po luftojmë për të mbërritur majat e suksesit nëpër botë.

Postimi i saj i plotë:

Historia moderne e Kosovës po shkruhet nga vajzat tona dhe atë përmes suksesit të njëpasnjëshëm në sport!

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova ia kanë sjellë Kosovës, deri më tani, tri medalje të arta nga Lojërat Olimpike.

Më 1998-1999 ne po luftonim për jetë; sot po luftojmë për të mbërritur majat e suksesit nëpër botë. Çfarë ironie e ëmbël, apo jo?!

Kosovën, të cilën disa donin ta zhduknin nga faqja e dheut, të rinjtë e të rejat tona po e vendosin në hartë më fuqishëm se kurrë!

Suksese të mëtejmë ekipit olimpik të Kosovës! Krenare sa më s’ka.

Asnjë koment

Comments are closed.