“Janë mbledhur në Kuvend për të debatuar për të pagjeturit dhe përfundojnë duke grushtuar njëri tjetrin

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi thotë se çështja e të pagjeturve nuk do zgjidhet kurrë nga kjo klasë politike.

Kjo sepse ata janë mbledhur për të debatuar për të pagjeturit e përfundojnë duke grushtuar njëri-tjetrin, shkruan Latifi.

Këtë Latifi e sheh edhe si arsye se pse drejtësia e krimeve serbe nuk do merret seriozisht nga të huajt e Serbian nuk shqetësohet nga kjo klasë politike, përcjellë Gazeta Blic.

Qytetarët presin kot të mira nga kjo klasë politike, shkruan Latifi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Janë mbledhur në Kuvend për të debatuar për të pagjeturit dhe përfundojnë duke grushtuar njëri tjetrin. Ja pse çështja e të pagjeturve nuk do të zgjidhet kurrë nga kjo klasë politike. Ja pse drejtësia për krimet e Serbisë në Kosovë kurrë nuk do të merret seriozisht nga të huajt. Ja pse Serbia nuk duhet të shqetësohet nga kjo klasë politike. Ja pse qytetarët e këtij vendi presin kot ndonjë gjë të mirë nga kjo klasë.