24-11-2024

Janë shuar shpresat për jetë këtu, po iki në Perëndim

Njeriu që luftoi për çlirimin e vendit, Xhevdeti Qeriqi, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, është shprehur i zhgënjyer me jetën në Kosovë, ka paralajmëruar ikjen nga vendi. Qeriqi ka njoftuar në Facebook se ka aplikuar për vizë për të vazhduar jetën diku nëpër botë, pasi, siç shprehet ai, “Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar”, shkruan Gazeta Express.

Qindra mijëra qytetarëve, që po e lënë dhe e kanë lënë vendin ndër vite, u është bashkuar edhe një figurë e njohur për publikun, Xhevdet Qeriqi. Ai thotë se vitin e ardhshëm do të ikë në perëndim, sepse nuk ka shpresa për t’u bërë mirë në Kosovë.

“Sot aplikova për termin për vizë drejt përendimit, vitin e ardhshem po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar”, ka shkruar Qeriqi, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, udheheqësit e shtetit vazhdimisht po e mohojnë ikjen massive të qytetarëve nga vendi.

Kujtojmë se edhe 20 vjet pas luftës Kosova është vendi më i izoluar në rajon. Për një vizë qytetarëve u duhet të presin me muaj të tërë./Express

Asnjë koment

Comments are closed.