06-05-2024

Komuna zëvendëson drunjtë e dëmtuar dhe të vjedhur në Prizren

Komuna e Prizreni, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka filluar të bëjë zëvendësimin e drunjve të dëmtuar dhe atyre të vjedhur,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Njoftohet se janë evidentuar gjithsej 76 drunj të dëmtuar dhe 99 të tjerë të vjedhur.

Në njoftimin e Komunës, thuhet zëvendësimi i tyre po bëhet aktualisht në rrugët periferike të komunës, ndërsa sipas planifikimit, në sipërfaqet publike të qytetit drurët e rinj do të mbjellën deri para javës së fundit të muajit prill.

“Ftojmë qytetarët që të kenë bashkëpunim të përbashkët për parandalimin e dëmtimit apo vjedhjes së këtyre drurëve, duke na njoftuar për rastet e tilla në Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp tek numri +383 45 119 200”, thuhet në njoftim. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.