Jasharaj i kundërpërgjigjet Kurtit për analfabetët në shkolla
Akuzave të kryeministrit Albin Kurti, se sistemi i dobët arsimor po prodhon analfabetë funksionalë e jo kuadro të mira, i është kundër përgjigjur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton Gazeta Sinjali.
Rrahman Jasharaj, tha se nëse prodhohen 67 për qind analfabetë në shkollat tona, ato duhet mbyllur, sepse sipas tij, nuk na duhen.
Lexo edhe:
“Nuk di prej nga këto të dhëna që nuk janë të sakta, ka pak nxënës dy a tre të dobët, por të tjerët janë të mirë e të shkëlqyeshëm”, tha Jasharaj.
Kryesindikalisti i SBAShK-ut, shtoi se nëse ka një cilësi të tillë, SBASHK-u nuk ndihet fajtor, sepse nuk i punësojnë mësuesit e profesorët e as nuk i bëjnë plan programet mësimore.