26-04-2024

A do të anulohet testi për sekretarë shkollash në Prizren?!

Rezultatet e testit për sekretarë shkollash të Prizrenit nuk janë shpallur ende, ndërsa burime të afërta me procesin për “Gazetën e Prizrenit”  pohuan se sipas të gjitha gjasave, ai do të anulohet.

Po ashtu ankesa, madje edhe në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka edhe ndaj konkursit për drejtorë.

Në anën tjetër, kuvendarja opozitare e VV-së, Dafina Alishani, që shquhet për parime dhe mbrojtje të ligjshmërisë në Kuvendin e Prizrenit, përmes një postimi në “facebook” ka shkruar se testet po u jepen paraprakisht, aplikantëve nga partia në pushtet.

“Shumë mirë po e kuptoj Shaqir Totaj që po i del zot sindikalistëve, se krejt i ka bashkëpartiak. Në qeverisjen e tij, testet për sekretar shkollash e mësimdhënës po i jipen militantëve të PDK-së dhe dostave të tij, e po stërzgjaten konkurset. Talent mos i jep zor se po vërrehesh shumë për çka e ki”, ka shkruar ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.