24-11-2024

Jasharaj: Ne po kërkojmë ligjin e pagave, jo rritje pagash

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj kritikuar Albin Kurtin duke thënë se është hera e parë që një kryeministër po përzihet në punët e sindikatave.

Ai në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini ka thënë se mësimdhënësit nuk po kërkojnë rritje të pagave, por miratimin e Ligjit të Pagave.

“Ne po kërkojmë Ligjin e Pagave e jo rritje pagash. Është hera e parë në këta 20 vjet që një Qeveri përzihet në punën e sindikatave”, ka deklaruar Jasharaj.

Sipas tij, kryeministri Kurti nuk ka të drejtë t’i bëjë sindikatën përgjegjëse për gjendjen në arsim.

“Fajin e kanë subjektet e shtetit që janë deklaruar se e kanë prioritet arsimin, ne kemi kërkuar laptop për t’i zëvendësuar shkumësin dhe shpuzën. Ne s’jemi revoltuar vetëm tani, por kemi bërë greva edhe kur ishin ministrat tjerë”, u shpreh Jasharaj.

Ndryshe, Jasharaj, ka deklaruar gjatë një debati të mëhershëm për pagat në sektorin publik, se muaji janar 2022 mund ta gjejë vendin me protesta e greva, nëse Qeveria Kurti nuk i takon krerët e kësaj sindikate.

Miratim të Ligjit të Pagave po kërkon edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Tash e disa javë po vazhdojnë diskutimet e mospajtimet mes sindikatave të Kosovës në njërën anë dhe Qeverisë në tjetrën anë.

Përplasjet e javëve të fundit, vijnë pasi muaj me radhë sindikatat kishin kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti për t’i paraqitur kërkesat e tyre, ndërkaq ky i fundit deklaroi se duhet të ketë edhe ndryshime nëpër sindikata.

Kryeministri Kurti është zotuar se Qeveria do ta hartojë Ligjin për Paga, me të cilin do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore të pagave.

Asnjë koment

Comments are closed.