Jasharaj tregon pse s’duhet të mbahet mësimi të hënën që vjen
Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me mbajtjen e votimeve për zgjedhjet lokale nëpër objektet shkollore.
Ata kërkojnë dezinfektimin e shkollave dhe pushim më datë 18 tetor (e hënë), një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Kjo për shkak të frekuentimit të madh të njerëzve të cilët dalin për të votuar dhe mospamundësisë së mbarëvajtjes së procesit mësimor të rregullt, të hënën.
“Ato janë propozime të qëlluara pasi që zgjedhjet do të zhvillohen gati në të gjitha institucionet arsimore, dhe do të ketë mjaft qytetarë që do të shkojnë për të votuar.
Dikush mund ta kuptojë se po duam të pushojmë por më mirë është të jemi të sigurt. Sidoqoftë ne do të pajtohemi me vendimin e MASHTI-t”, u shpreh ai.