23-11-2024

Javë e rëndë: Specialja këtë fundjavë godet Rrafshin e Dukagjinit

Aktauzat e ngitura nga Gjykata Speciale gjatë muajit shkurt të këtij viti, pritet që të konfirmohen në fund të kësaj jave. Fjala është për ish-pjesëtarë të UÇK’së në Zonën e Rrafshit të Dukagjinit.

Burime të Gazetës Metro thonë se aktakuzat e muajit shkurt të këtij viti të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të konfirmohen gjatë kësaj fundjave.

“Kjo javë pritet të jetë e nxehtë, me lajmet që vinë nga Gjykata Speciale. Stafi i saj është kthyer nga pushimi dhe pret të fillojnë me procedimin e aktakuzave të para nga e premtja e kësaj jave, në vikend e tutje”, ka thënë ky burim i Gazetës Metro.

Ndryshe, muaji gusht është koha kur kalon afati prej gjashtë muajsh, kur Gjykata Speciale duhet të vendosë në lidhje me aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ia shpreh pakënaqësinë Haskukës për largimin e drejtorëve të shkollave

Aktakuzat e para në Gjykatë, ishin dorëzuar saktësisht më 24 shkurt. E për të vendosur rreth tyre, sipas Rregullit për Procedura dhe Prova, gjyqtari ka kohë 6 muaj.

Vlen të theksohet se gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje pasi ishte ftuar për intervistim në Gjykatën Speciale.si i dyshuar./gazetametro.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.