11-10-2024

Jep dorëheqje drejtorit ekzekutiv i AKP-së

Ka dhënë dorëheqje drejtorit ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Këtë e ka bërë të ditur vet agjencia përmes një postimi në Facebook, duke thënë se bordi i drejtorëve ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç‘rast diskutoi dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që, siç thuhet në njoftim, prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.

”Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime)”.

“Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”, thuhet tutje në njoftim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.