Jep dorëheqje kryetari, dhe shuhet edhe një nëndegë e AAK-së në Prizren
Kryetari i nëndegës së AAK-së në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, njëherësh kandidat për Asamble Komunale në zgjedhjet e fundit, Shkodran Pulaj ka njoftuar se jep dorëheqje nga ky subjekt politik.
Ai ka bërë të ditur se një vendim të tillë të parevokueshëm e ka marrë edhe e gjithë kryesia e AAK-së në këtë lagje, raporton Gazeta e Prizrenit.
Pulaj ka thënë se një vendim i tillë vjen për shkak të injorimit dhe neglizhencës nga udhëheqësit e degës në Prizren:
Njoftimi i plotë:
Të nderuar Qytetar,
Unë si kryetari i ndegës së AAK-së të Bajram Currit në Prizren,si edhe njekohësisht edhe si kandidat për asamble në listën e AAK-së, ku garova ne dy here si për listën e ketij subjekti, duke e shpërblyer partinë me nga 200 vota. Si zakonisht për fat të keq kur përfundon procesi zgjedhor premtimet po harohen. Ne si kjo nëndegë ndegjuam premtime të shumta nga kryetari aktual i degës në Prizren Besnik Krasiqi, i cili premtoi dhe u zotua që do të bashkpunojë me gjithë nëndegat, ku do të sjellë njëfrym të re në degën e nëndegat e Aak-së në Prizren.
Por, ne shohim që ndodhi e kundërta e asaj të lartëcekur.
Në vazhdim ai dhe ata tê degës në Prizren po na injorojnë dhe neglizhojn kërkesat tona, ku e kanë vetëmgrupin e vetë të ngusht që interesohen dhe punojnë ne drejtimin e intresave të veta personale, apo te disa individëve të kryesis së ngusht
Andaj, nga sot s’bashku më gjithë kryesin e ndegës se Bajram Currit në Prizren japim dorëheqje të pa revokushëm nga subjetkti politik AAK dega në Prizren.